“Beleri nuk kthehet më pas lejes”\ Insiston Spartak Ngjela: Do tallen të gjithë me të, ja kush e ka fajin

Avokati Spartak Ngjela tha se Fredi Beleri nuk do të kthehet më në burg, pas lejes që iu dha për të dalë me kusht. Beleri u betua dje në Strasburg si eurodeputet, pasi iu dha një leje pesëditore nga Drejtoria e Burgjeve. I pyetur se a është e ligjshme apo normale që një të dënuari […]

Korrik 17, 2024 - 13:30
 0
“Beleri nuk kthehet më pas lejes”\ Insiston Spartak Ngjela: Do tallen të gjithë me të, ja kush e ka fajin

Avokati Spartak Ngjela tha se Fredi Beleri nuk do të kthehet më në burg, pas lejes që iu dha për të dalë me kusht.

Beleri u betua dje në Strasburg si eurodeputet, pasi iu dha një leje pesëditore nga Drejtoria e Burgjeve.

I pyetur se a është e ligjshme apo normale që një të dënuari t’i jepet leje e tillë, avokati u përgjigj se “jo”.

“Po të mos e lejonin normale do ishte, fakti që e lejuan ka brenda një nëntekst. Ç’do bëjë ky do kthehet? Jo, do tallen të gjithë me të”, tha Ngjela për “Top Talk”.

Fredi Beleri pasi u lirua nga burgu pak para orës 7:30 të mëngjesit, udhëtoi në Athinë dhe takoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, duke shkelur lejen pasi kishte leje nga Drejtoria e Burgjeve, për të shkuar vetëm në Strasburg.

“Nuk është faji i Belerit, por i psikikës politikës primitive që ka politika greke në lidhje me territorin shqiptar. Pse? Se aq Serbi nuk ka pasur as Greqi, popull që nuk kanë ekzistuar në Ballkan.

Deri tani gënjenin sepse askush nuk e njihte gjuhën shqipe, përveç albonologëve të mëdhenj. Dihet që është gjuha më e vjetër e Europës”, u shpreh më tej avokati.

Fredi Beleri ka kohë deri në orën 16:00 të së shtunës për t’u kthyer dhe për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, në burgun e Fierit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.