41-vjeçari në Korçë kanos babanë, dhunon gruan dhe vjedh një telefon! Arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe vjedhje. Sipas njoftimit të uniformave blu, gjatë 10

Korrik 17, 2024 - 13:55
 0
41-vjeçari në Korçë kanos babanë, dhunon gruan dhe vjedh një telefon! Arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe vjedhje.

Sipas njoftimit të uniformave blu, gjatë 10 ditëve të fundit, 41-vjeçari Z.G, ka kanosur me fjalë babanë (i pajisur me urdhër mbrojtje), ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vodhi një celular dhe një shumë parash në një banesë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se:

-më datë 07.07.2024, në lokalin e tij, në lagjen nr. 6, ka kanosur me fjalë babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-më datë 13.07.2024, ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-më datë 15.07.2024, në lagjen nr. 10, Korçë, ka vjedhur në një banesë, një celular dhe një shumë parash”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”,“Dhuna në familje” dhe ”Vjedhja”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.