Korçë\ Kanosi babanë, dhunoi gruan dhe grabiti një banesë, pranga 41-vjeçarit

Kanosjet e vazhdueshme ndaj të atit, dhuna e ushtruar ndaj bashkëshortes dhe grabitja e një banese, i kanë kushtuar shtrenjtë një 41-vjeçari nga Korça. Policia njofton arrestimin e ti, ndërsa sqaron se të gjitha ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur gjatë 10 ditëve të fundit. “Komisariati i Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të […]

Korrik 17, 2024 - 14:45
 0
Korçë\ Kanosi babanë, dhunoi gruan dhe grabiti një banesë, pranga 41-vjeçarit

Kanosjet e vazhdueshme ndaj të atit, dhuna e ushtruar ndaj bashkëshortes dhe grabitja e një banese, i kanë kushtuar shtrenjtë një 41-vjeçari nga Korça.

Policia njofton arrestimin e ti, ndërsa sqaron se të gjitha ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur gjatë 10 ditëve të fundit.

“Komisariati i Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se:

-më datë 07.07.2024, në lokalin e tij, në lagjen nr. 6, ka kanosur me fjalë babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 13.07.2024, ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 15.07.2024, në lagjen nr. 10, Korçë, ka vjedhur në një banesë, një celular dhe një shumë parash.”

41-vjeçari tanimë do të duhet të përballet me akuzat për veprat penale “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “dhunë në familje” dhe “vjedhja”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.