Shefja e SHISH raporton te “Siguria”: I jemi kundërvënë shërbimeve serbe e ruse, armiqësore me Shqipërinë

Me debate të ashpra është shoqëruar raportimi në Komisionin e Sigurisë i drejtueses së Shërbimit Infomativ Shtetëror Vlora Hyseni mbi punën përgjatë vitit

Korrik 17, 2024 - 15:10
 0
Shefja e SHISH raporton te “Siguria”: I jemi kundërvënë shërbimeve serbe e ruse, armiqësore me Shqipërinë

Me debate të ashpra është shoqëruar raportimi në Komisionin e Sigurisë i drejtueses së Shërbimit Infomativ Shtetëror Vlora Hyseni mbi punën përgjatë vitit 2023 të institucionit që ajo drejton.

Hyseni tha se se gjatë kësaj periudhe një rëndësi e madhe i është kushtuar shërbimeve armiqësore ruse dhe serbe ndaj Shqipërisë, por pa dhënë më shumë detaje për shkak të sekretit shtetëror.

“Referuar bashkëpunimit dhe informacionit të SHISH janë realizuar kundërvënie konkrete ndaj veprimtarive të jashtëligjshme si brenda dhe jashtë vendit. Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, spiunazhin, ku përfshihet kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera, me qëllime armiqësore në raport me Shqipërinë”, tha Hyseni.

Por nga ana tjetër opozita ngriti disa pyetje në lidhje me punën e Vlora Hysenit në krye të SHISH. Zv/kryetari i këtij Komisioni, deputetit Ferdinand Xhaferri e quajti kryedispeçere të thashethemeve.

“Për mua si Ferdinand Xhaferri dhe si zv/kryetar i Komisionit të Sigurisë, ju jeni zonja Vlora Hyseni, drjetoreshë e SHISH. Por për kryeministrin e vendit, me atë që ka thënë me 5 shtator ju ka përcaktuar si kryedespeçer e shërbimit shtetëror të thashethemeve. A ju duket normale ju….”, tha Xhaferri.

Ndërkohë që Hyseni u kërkoi deputetëve që të distancohen nga akuzat ndaj saj, pasi edhe më heret ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se drjetuesja e SHISH ka zhvilluar takime sekrete në Beograd.

“Sa i përket deklaratave të ndryshme në media dhe akuzave të pabaze në drejtim të SHISH, mendoj që duhet të jenë të rezervuara dhe të kemi fakte dhe prova kur akuzojmë për ndonjë aktivitet apo takim të dyshimtë të drejtorit të Shërbimit Informativ”, tha Hyseni.

Më pas mbledhja u zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të raportimit që mban informace të rëndësishme shtetërore./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.