Shkodër\ I moshuari plagos me thikë 2 persona, prangoset

Një 76-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me thikë dy persona të tjerë, përkatësisht shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion […]

Korrik 17, 2024 - 15:35
 0
Shkodër\ I moshuari plagos me thikë 2 persona, prangoset

I moshuari në Shkodër plagos me thikë 2 persona

Një 76-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me thikë dy persona të tjerë, përkatësisht shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49  vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.