18-vjeçari përplas me makinë të miturin në Pogradec

Një 18-vjeçar u ndalua nga Policia pasi aksidentoi një të mitur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes. Nërkohë në Maliq, policia arrestoi një 28 vjeçar, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (gërshërë), për motive të dobëta, një […]

Korrik 17, 2024 - 16:25
 0
18-vjeçari përplas me makinë të miturin në Pogradec

Një 18-vjeçar u ndalua nga Policia pasi aksidentoi një të mitur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Nërkohë në Maliq, policia arrestoi një 28 vjeçar, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (gërshërë), për motive të dobëta, një 24-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë:

Sektori i Policisë Rrugore ndaloi me iniciativë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 15.07.2024, në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (gërshërë), për motive të dobëta, një 24-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy palë gërshërë.

Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-A. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë, pasi në kodrat e fshatit, dyshohet se nga pakujdesia ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me bimësi;

-A. D., 29 vjeç dhe Dh. F., 50 vjeçe, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

-V. P., 62 vjeç, banues ne fshatin Bregas, Maliq, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetërore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.