Vrau kunatën me sëpatë, Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm Tefik Tashin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm Tefik Tashin, i cili më 17 maj të 2023, vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani. Pas kërkesës së Prokurorit, Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor Tashin dhe ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të […]

Korrik 17, 2024 - 16:25
 0
Vrau kunatën me sëpatë, Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm Tefik Tashin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm Tefik Tashin, i cili më 17 maj të 2023, vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.

Pas kërkesës së Prokurorit, Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor Tashin dhe ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani.

Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth ores 13.00 ne Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sopatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishtë motrën e bashkëshortes së tij.

Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik tashi me burgim të përjetshëm”, njofton gjykata.

Si ka ndodhur ngjarja?

44-vjeçarja Alma Qevani u godit me sëpatë në rrugë nga kunati Tefik Tashi në sy të bashkëshortes së këtij të fundit, në fshatin Kusarth të Elbasanit. Policia tha se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje.

58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë dhe kjo ishte arsyeja që e kishte nxehur dhe e kishte goditur. Gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Etleva Qevani, gruaja e autorit tregoi se sherri nisi pasi Alma nuk i kishte hapur telefonin Tefikut. Nëna e viktimës, Vaje Qevani ka treguar se të dy vajzat ishin duke ruajtur delet kur ndodhi krimi.

MOTRA E VIKTIMËS

Etleva Qevani, bashkëshortja e autorit të krimit në Elbasan, ka treguar se ngjarja e rëndë ndodhi sepse motra nuk i hapi telefonin.

“Ishte nxehur se nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha me motrën dhe ai mori motrën. Ishim të dyja nëpër ara. Ziheshin kot për gjëra koti. Sherr koti për punët e shtëpisë, s’ka ndonjë gjë. Njeriut në shtëpi i ndodhin lloj-lloj gjërash. Me mua s’kishte konflikti bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë. Që aty motra e mori inat. Bashkëshorti merret me pastrim. Nuk e mbanim dot sot, ishte i fortë. Nuk e di kush i njoftoi por erdhi një polic para, pastaj erdhi ambulanca. Sot, kërkojmë drejtësi. Dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni. Nuk ishte i alkoolizuar në ato momente”, tha bashkëshortja e autorit.

FQINJËT

Fqinjët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku një grua mbeti e vdekur nga kunati i saj, i cili e qëlloi me sëpatë në mes të rrugës.

“Nuk bërtiti ajo. Mua më thirri një komshi nga dritarja e bërtiti: ‘Po e therin oj Dije’. I thashë nuk të dëgjoja, veç e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil”, tha një e moshuar. “Unë dëgjova zhurmë dhe ajo gruaja kërkoi ndihmë, ujë. Dola unë, nxora ujë me kovë. Erdhi e mori vetë ajo. Kishte gjak nga surrati. Tjetra ishte shtrirë. Janë goca të mira, në punë të vet”, tha një tjetër grua.

Të dy motrat nuk kanë pasur kontakte të shumta me banorët e zonës aty, pasi fqinjët treguan se nuk dilnin shpesh dhe nuk kishin komunikim të vazhdueshëm. Etleva ishte martuar me Tefikun prej dy vitesh.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.