Tronditëse në Shkodër! 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me 4 fëmijët, ndalohet nga policia në kohë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur. NJOFTIMI Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla […]

Korrik 17, 2024 - 16:50
 0
Tronditëse në Shkodër! 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me 4 fëmijët, ndalohet nga policia në kohë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.

NJOFTIMI
Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.