Morata tregon arsyen: Ja përse do t’i bashkohem Milanit

Mbetet vetëm çështje kohe, Morata do të firmosë për Milanin. Sulmuesi, i shpallur kampion Europe me Spanjën pak ditë më parë, tregoi për mediat motivin se përse zgjodhi të kalojë nga Atletico Madrid te kuqezinjtë. “Arsyeja e kësaj zgjedhjeje ishte besimi i Ibrahimovic, trajnerit dhe skuadrës. Mezi po pres të nis aventurën me Milanin. Do […]

Korrik 17, 2024 - 16:50
 0
Morata tregon arsyen: Ja përse do t’i bashkohem Milanit

Mbetet vetëm çështje kohe, Morata do të firmosë për Milanin.
Sulmuesi, i shpallur kampion Europe me Spanjën pak ditë më parë, tregoi për mediat motivin se përse zgjodhi të kalojë nga Atletico Madrid te kuqezinjtë.

“Arsyeja e kësaj zgjedhjeje ishte besimi i Ibrahimovic, trajnerit dhe skuadrës. Mezi po pres të nis aventurën me Milanin. Do të stërvitem që nesër, por më parë më duhet të kaloj pak kohë me familjen. E di që vitet më të bukura të karrierës i kam përpara. Po pres me padurim t’i bashkohem Milanin, një klub madhështor”- tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.