E enjtja dhe e premtja, ditët më të nxehta të muajit korrik, ja sa do të arrijë temperatura

Ditët e nxehta që kemi kaluar pritet të kulmojnë të enjten dhe të premten, kur termometri parashikohet të shënojë 43 gradë Celsius. Datat 18 dhe 19 parashikohen të jenë ditët më të nxehta të muajit korrik. “Ndonjë zonë mund ta tejkalojë 43. Shkodra, Kopliku, Berati, Elbasani, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, janë zona ku do të shënohen […]

Korrik 17, 2024 - 17:25
 0
E enjtja dhe e premtja, ditët më të nxehta të muajit korrik, ja sa do të arrijë temperatura

Ditët e nxehta që kemi kaluar pritet të kulmojnë të enjten dhe të premten, kur termometri parashikohet të shënojë 43 gradë

Celsius. Datat 18 dhe 19 parashikohen të jenë ditët më të nxehta të muajit korrik. “Ndonjë zonë mund ta tejkalojë 43. Shkodra, Kopliku, Berati, Elbasani, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, janë zona ku do të shënohen temperaturat më të larta”, tha për Klan meteorologia Lajda Porja.

Në 5 vitet e fundit, korriku i 2023-it ka regjistruar temperaturën më të lartë në Shqipëri prej 43.6 gradësh në Elbasan, që me gjasë nuk pritet të kalohet nga vala e këtij korriku. Ndryshe nga pjesa tjetër e territorit, në datat 18 dhe 19, zonat malore do të përfshihen nga rrebeshet e shiut. Megjithatë, javën e ardhshme temperaturat maksimale zbresin në 40 gradë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.