E divorcuar nga burri dhe në gjendje të rëndë psikologjike! Telefonata e fundit që shmangu tragjedinë mbi Bunë

Nga Bepin Kolvata Policia e Shkodrës ka parandaluar ripërsëritjen e një tjetër tragjedie mbi lumin Buna, ku një 27-vjeçare sëbashku me fëmijët e

Korrik 17, 2024 - 18:05
 0
E divorcuar nga burri dhe në gjendje të rëndë psikologjike! Telefonata e fundit që shmangu tragjedinë mbi Bunë

Nga Bepin Kolvata

Policia e Shkodrës ka parandaluar ripërsëritjen e një tjetër tragjedie mbi lumin Buna, ku një 27-vjeçare sëbashku me fëmijët e saj të mitur ka tentuar të hidhet në lumë.

Burime për Vizionplus bejnë me dije se, 27-vjeçarja prej pak kohësh është divorcuar nga bashkëshorti dhe ishte shpërngulur tek prindërit.

Kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, çka ishte vënë re edhe nga familjarët e saj. 27-vjeçarja pak  minuta se të ndërmerrte tentativën e vetëmbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar ajo me 4 të vegjlit.

E reja në gjendje të rënduar psikologjike, është marrë dhe shoqëruar në komisariat nga patrulla e cila i erdhi në ndihmë dhe parandaloj ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.