“Çmendet” moti/ Tirana “digjet” nën të nxehtin afrikan, në Elbasan stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm, erërat e forta shkulen pemët

Përkeqësimi i papritur i motit është shoqëruar me stuhi në Elbasan e cila ka zgjatur për rreth një orë. Si pasojë e mbizotërimit të motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Ndërkohë po punohet […]

Korrik 17, 2024 - 19:20
 0
“Çmendet” moti/ Tirana “digjet” nën të nxehtin afrikan, në Elbasan stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm, erërat e forta shkulen pemët

Përkeqësimi i papritur i motit është shoqëruar me stuhi në Elbasan e cila ka zgjatur për rreth një orë.

Si pasojë e mbizotërimit të motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë po punohet për normalizimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit konfirmuan se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq.

Ndërhyrjet emergjente paraprakisht janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore .

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.