Halsey, çaste romantike me partnerin në LA, vëmendjen e mori unaza në gisht

Halsey ka ndezur thashethemet se është fejuar me partnerin e saj, Avan Jogia. Çifti ka shijuar një piknik në New York pak ditë më parë dhe në fotot që po qarkullojnë kudo, këngëtarja shihet me një unazë në “gishtin e fejesës”. Është hera e parë që Halsey shihet me këtë unazë në dorë, duke ndezur […]

Korrik 17, 2024 - 20:20
 0
Halsey, çaste romantike me partnerin në LA, vëmendjen e mori unaza në gisht

Halsey ka ndezur thashethemet se është fejuar me partnerin e saj, Avan Jogia. Çifti ka shijuar një piknik në New York pak ditë më parë dhe në fotot që po qarkullojnë kudo, këngëtarja shihet me një unazë në “gishtin e fejesës”. Është hera e parë që Halsey shihet me këtë unazë në dorë, duke ndezur zërat se çifti janë fejuar fshehurazi.

Në fotot e publikuara nga Page Six, çifti shihet në një moment të përqafuar teksa janë ulur në bar. Marrëdhënia e tyre u bë publike për herë të parë në shtator 2023 kur u panë duke u puthur në Los Angeles. Muajin në vijim këngëtarja konfirmoi zyrtarisht lidhjen e tyre, me një foto të tyre së bashku në llogarinë personale në Instagram.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.