Ndërtesat publike, përcaktohen kriteret për rritjen e eficiencës së energjisë

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën vendimin për përcaktimin e sasisë në përqindje të sipërfaqes së stokut të ndërtesave publike për t’u rinovuar çdo vit, kundrejt sipërfaqes totale të stokut të ndërtesave publike. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, sektori publik ngarkohet me zbatimin e objektivit të ligjit “Për eficiencën e energjisë”. Ky vendim shtrin […]

Korrik 17, 2024 - 20:20
 0
Ndërtesat publike, përcaktohen kriteret për rritjen e eficiencës së energjisë

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën vendimin për përcaktimin e sasisë në përqindje të sipërfaqes së stokut të ndërtesave publike për t’u rinovuar çdo vit, kundrejt sipërfaqes totale të stokut të ndërtesave publike.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, sektori publik ngarkohet me zbatimin e objektivit të ligjit “Për eficiencën e energjisë”.

Ky vendim shtrin efektet e tij për të gjitha ndërtesat në pronësi ose në përdorim nga organet e qeverisjes qendrore, organet e qeverisjes vendore dhe institucionet e varësisë.

Rinovimet që do të realizohen prej institucioneve, garantojnë të paktën zbatimin e kërkesave minimale të performancës së energjisë së ndërtesave.

Vendimi parashikon se ndërtesat me një performancë të ulët energjetike dhe që shfrytëzohen ose strehojnë fëmijë të sëmurë ose persona të moshuar, kanë përparësi në realizimin e rinovimit edhe kur nuk plotësohet kriteri i kostos optimale.

Investimi realizohet vetëm nëse analiza e kosto-përfitimit rezulton pozitive, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me ndërtesa që shfrytëzohen nga të sëmurët, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe fëmijët nën 18 vjeç.

Përjashtohen nga lista e miratuar e ndërtesave, që do t’i nënshtrohen rinovimit, të gjitha ndërtesat publike të rinovuara ose të ndërtuara pas vitit 2023.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.