Pretendon se i vuri tritol në banesë, dalin fotot kur Alda Nikolli fliste në skype me Nuredin Dumanin nga burgu: Nuk e dija që kishte të dashur!

Alda Nikolli, një nga motrat nga Lezha që iu vu tritol në banesën ku jetonin në Elbasan, tregon për Top Channel se pas kësaj ngjarjeje fshihet Nuredin Dumani. Ajo thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh me të pandehurin e drejtësisë, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime. Në fotot e treguara për […]

Korrik 17, 2024 - 21:00
 0
Pretendon se i vuri tritol në banesë, dalin fotot kur Alda Nikolli fliste në skype me Nuredin Dumanin nga burgu: Nuk e dija që kishte të dashur!

Alda Nikolli, një nga motrat nga Lezha që iu vu tritol në banesën ku jetonin në Elbasan, tregon për Top Channel se pas kësaj ngjarjeje fshihet Nuredin Dumani.

Ajo thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh me të pandehurin e drejtësisë, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime.

Në fotot e treguara për TCH, ajo fakton se ka pasur komunikime të vazhdueshme në kamer me Nuredin Dumanin, nga qelia ku ai qëndron, në burgun 313.

Alda tregon se e ka njohur nga partneri i motrës së saj Xhovanës, Amarildo Xhanejt, i cili ndodhet në burg. Sipas saj, Nuredini i ka kontaktuar dy motrat më qëllim për t’i përdorur dhe se ajo nuk e dinte që kishte një të dashur, e cila është bërë shkak për kërcënimet e marra.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.