Do të ndërtohet në Sauk! Shqipëria do të ketë një Pol të Teknologjisë dhe Sigurisë Kibernetike

Rënia e “shtetit digjital” dy vite më parë, bashkë me përpjekjet e vijueshme të Iranit për sulme kibernetike, ka kthyer vëmendjen e qeverisë si kurrë më parë te siguria digjitale. Me qëllim zhvillimin teknologjik të vendit dhe parandalimin e prekjes nga sulmet, në Sauk të Tiranës do të ndërtohet Poli i ri të Teknologjisë së […]

Korrik 17, 2024 - 21:05
 0
Do të ndërtohet në Sauk! Shqipëria do të ketë një Pol të Teknologjisë dhe Sigurisë Kibernetike

Rënia e “shtetit digjital” dy vite më parë, bashkë me përpjekjet e vijueshme të Iranit për sulme kibernetike, ka kthyer vëmendjen e qeverisë si kurrë më parë te siguria digjitale. Me qëllim zhvillimin teknologjik të vendit dhe parandalimin e prekjes nga sulmet, në Sauk të Tiranës do të ndërtohet Poli i ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me vlerë mbi 673 milionë lekë apo me kursin aktual të këmbimit rreth 6.7 milionë euro për realizimin e këtij projekti. Sipas dokumenteve që shoqërojnë tenderin e depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Poli i Ri që do të zhvillohet përgjatë unazës së Tiranës, në rreth-rrotullimin që lidh zonën e Saukut dhe Liqenin Artificial do të ndërtohet brenda 18 muajve.

Projekti fokusohet në zhvillimin e ambienteve multifunksionale, përgjithësisht me karakter zyrash me qëllim krijimin e një poli në fushën e sigurisë kibernetike. Territori zë një hapësirë prej 9 mijë e 600 metër katror.

Poli i ri i Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike është projekti i dytë i madh në fushën e mbrojtjes ndaj sulmeve digjitale pas Qendrës Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Mbi projektin reagoi edhe Rusia e cila akuzoi NATO-n dhe Bashkimi Europian se po zgjeronin qendrat e tyre kibernetike të orientuara për sulme kundër Moskës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.