Leonard Luzi organizoi vrasjen, si dështoi atentati ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt në Vlorë

Leonard Luzi 47 vjeç u arrestua në Spanjë me qëllim ekstardimin drejt vendit tonë. 47-vjeçari akuzohet nga GJKKO se një vit më parë,

Korrik 18, 2024 - 11:35
 0
Leonard Luzi organizoi vrasjen, si dështoi atentati ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt në Vlorë

Leonard Luzi 47 vjeç u arrestua në Spanjë me qëllim ekstardimin drejt vendit tonë. 47-vjeçari akuzohet nga GJKKO se një vit më parë, në Vlorë ka organizuar vrasjen e Inez Hajrulla dje Ervis Matodoshajt, atentat i cili dështoi pas ndërhyrjes së policisë.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestua Amarildo Nikolli, i cili dyshohet se ishte paguar nga Leonard Luzi për të kryer vrasjen. Nikollit iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshajt

Vrasja e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.

Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje

Si kanë nisur ngjarjet kriminale

Hetimet kanë provuar se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erigert Zejno. Në lidhje me këtë ngjarje në datën 17.08.2013, u krye arrestimi i shtetasve Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Në datën 21.04.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur pushimin e hetimeve për të hetuarit Ervis Matodashaj etj., për mungesë provash, dhe në datën 04.12.2014, hetimet e këtij procedimi janë pezulluar për zbulimin e autorëve.

I pandehuri Leonard Luzi (Zejno), i dërguar për gjykim, është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejno, vrarë më datë 22.03.2013, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Hetimet provuan se i pandehuri Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.