DALIN PAMJET/ Rama mbërrin në Britaninë e Madhe, pritet nga kryeministri Starmer

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Oxford, ku është pritur nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Rama shprehet se ndodhet mes liderëve të BE-së në Komitetin Politik Europian. “Komiteti Politik Europian mes liderëve të BE-së Oxford – Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer”, shkruan Rama. Në fokus të diskutimeve të […]

Korrik 18, 2024 - 11:50
 0
DALIN PAMJET/ Rama mbërrin në Britaninë e Madhe, pritet nga kryeministri Starmer
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Oxford, ku është pritur nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

Rama shprehet se ndodhet mes liderëve të BE-së në Komitetin Politik Europian.

Oxford – Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer”, shkruan Rama.

Në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia, ndërsa për herë të parë kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri i ri Britanik Keir Starmer, i cili do të mbajë edhe fjalën hapëse. Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.