Në 38 gradë Celcius\ Opozita proteston sërish në qendër të Tiranës, por mblidhen fare pak njerëz
Protesta e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës për lirimin e Berishës këtë të enjte ka pasur pjesëmarrjen më të ulët ndonjëherë. Pamjet e marra nga droni tregojnë se numri i protestuesve ishte shumë i vogël, duke bërë që protesta të konsiderohet një dështim. Në fakt, kishte më shumë operatorë dhe gazetarë se sa mbështetës të […]
Protesta e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës për lirimin e Berishës këtë të enjte ka pasur pjesëmarrjen më të ulët ndonjëherë. Pamjet e marra nga droni tregojnë se numri i protestuesve ishte shumë i vogël, duke bërë që protesta të konsiderohet një dështim. Në fakt, kishte më shumë operatorë dhe gazetarë se sa mbështetës të opozitës në shesh. Ajo që ra në sy ishin dhe çadrat e porositura nga PD me shkrimin “Lironi Berishën”, çka tregon se ajo ka qartazi qëllime politike për të shpëtuar Berishën nga arrestimi për korrupsion.
What's Your Reaction?