‘E frikshme’/ I riu shqiptar arrin të gëlltisë 84 qese me kokainë gjatë transferimit të tij

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga gardianët e burgut të Larisas në Greqi. Një i burgosur shqiptar, 28 vjeç, është evidentuar teksa kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë. I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut. Pasi janë nxjerrë […]

Korrik 18, 2024 - 12:25
 0
‘E frikshme’/ I riu shqiptar arrin të gëlltisë 84 qese me kokainë gjatë transferimit të tij

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga gardianët e burgut të Larisas në Greqi.

Një i burgosur shqiptar, 28 vjeç, është evidentuar teksa kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë. I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut. Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram. 28-vjeçari është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër. SOT

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.