Onkologjiku/ SPAK nis hetimet, i kërkon GJKKO-së verifikimin e kushteve për masat ndaj 7 të akuzuarve

SPAK ka nisur hetimet për skandalin te Onkologjiku. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se SPAK i ka dorëzuar GJKKO kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për rastin në fjalë. Ndërkohë, pas shpalljes së moskopetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK e regjistroi çështjen edhe për korrupsion. Sakaq, brenda dhjetë ditësh nga […]

Korrik 18, 2024 - 14:30
 0
Onkologjiku/ SPAK nis hetimet, i kërkon GJKKO-së verifikimin e kushteve për masat ndaj 7 të akuzuarve
SPAK ka nisur hetimet për skandalin te Onkologjiku. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se SPAK i ka dorëzuar GJKKO kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për rastin në fjalë. Ndërkohë, pas shpalljes së moskopetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK e regjistroi çështjen edhe për korrupsion.

Sakaq, brenda dhjetë ditësh nga sot GJKKO duhet të caktojë seancën për të hetuarit. Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT. Bëhet fjalë për Edmond Gashin, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”; Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”; Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”; Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.