Policia spanjolle liron dy shqiptarë në Barcelonë, shfrytëzoheshin si skllevër nga bashkëatdhetarët e tyre në fermat e marijuanës

Policia spanjolle ka arritur të lirojë dy qytetarë shqiptarë të cilët përdoreshin në Barcelonë si skllevër në fermat e marijuanës. Sipas asaj që

Korrik 18, 2024 - 14:35
 0
Policia spanjolle liron dy shqiptarë në Barcelonë, shfrytëzoheshin si skllevër nga bashkëatdhetarët e tyre në fermat e marijuanës

Policia spanjolle ka arritur të lirojë dy qytetarë shqiptarë të cilët përdoreshin në Barcelonë si skllevër në fermat e marijuanës.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle shqiptarët pasi ishin marrë përmes mashtrimit në Barcelonë, shfrytësoheshin se skllevër në fermat e marijuanës në Castellbisbal dhe Molins de Rei.

Gjatënjë operacioni të madh të organizuar në zonën e Katalonjës janë vënë në pranga 28 shqiptarë dhe një spanjool, të cilët ishin pjesë e një prej organizatave më të mëdha kriminale të zonës.

Hetimi kishte nisur që prej shkurtit të vitit të kaluar, kur agjentët gjetën dhe kontrolluan dy plantacione marijuanë të vendosura në magazina industriale në qytetet Castellbisbal dhe Molins de Rei të Barcelonës.

Pikërisht atëherë shqiptarët e mashtruar dhe futur për t’u mbyllur në një regjim gjysmë skllavërie në plantacionet e marijuanës përmes aeroportit Barcelona-El Prat u liruan.

Menjëherë pas një operacioni që zgjati më shumë se një vit, siç kanë sqaruar burimet policore, u arrestuan 28 persona me kombësi shqiptare dhe një  spanjoll dhe Policia Kombëtare zbuloi se shitja e trafiku i drogës kryhej kryesisht në Calafell. Katër nga të arrestuarit janë burgosur.

Policia Kombëtare ka sekuestruar 13.218 bimë marijuanë dhe 1 kg 308,79 gram hashash. Gjithashtu, llogaritet se mashtrimi elektrik kap vlerën e 1.950.000 euro. Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan dy armë të gjata, një arme e shkurtër dhe gëzhoja 9mm së bashku me 35.320 euro para cash dhe gjithsej tetë dokumente identiteti false.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.