Planifikoi vrasjen e Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt, ky është Leonard Luzi i arrestuar në Spanjë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Leonard Luzit, të arrestuar në Spanjë. 47-vjeçari u vu në pranga pas bashkëpunimit

Korrik 18, 2024 - 14:35
 0
Planifikoi vrasjen e Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt, ky është Leonard Luzi i arrestuar në Spanjë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Leonard Luzit, të arrestuar në Spanjë.

47-vjeçari u vu në pranga pas bashkëpunimit mes autoriteteve tona dhe aty spanjolle dhe do të ekstradohet në Shqipëri.

Luzi akuzohet si porositës i atentatit ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023, pas konflikteve për lojërat e fatit. Leonard Luzi kishte organizuar vrasjen, por atentati u parandalua nga policia që arrestoi vrasësin me pagesë, Amarildo Nikolli.

Gjykata ka caktuar ndaj Leonard Luzit masën “arrest në burg” për disa vepra penale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.