Rabiot “divorcohet” me Juventus, francezi s’pranon ofertën e fundit, bardhezinjtë në hall për mesfushorë

Adrien Rabiot nuk do të jetë më lojtar i Juventusit. Mesfushori francez ka zgjedhur të mos pranojë rinovimin e kontratës me bardhezinjtë, kontratë

Korrik 18, 2024 - 15:40
 0
Rabiot “divorcohet” me Juventus, francezi s’pranon ofertën e fundit, bardhezinjtë në hall për mesfushorë

Adrien Rabiot nuk do të jetë më lojtar i Juventusit. Mesfushori francez ka zgjedhur të mos pranojë rinovimin e kontratës me bardhezinjtë, kontratë e cila kishte përfunduar në 30 qershor.

Palët kanë qenë prej muajsh në distancë diskutimesh mbi një kontrate të re.

Së fundmi megjithë kërkesat e francezit, Juventus ka bërë një përpjekje finale për ta mbajtur, duke ofruar 15 mln euro për dy vite për lojtarin e Kombëtares së gjelave.

Megjithatë drejtori i zonjës së vjetër Xhuntoli ka marrë një “jo” edhe në këtë rast nga lojtari, çka do të thotë se tanimë divorci mes palëve është zyrtar.

29-vjecari iu bashkua Juventusit në vitin 2019 duke zhvilluar 157 ndeshje në total dhe 18 gola të shënuar. E ardhmja e tij tanimë është mes Premier League, kampionat per të cilin ka shprehur gjithnjë simpati, por edhe dy alternativave të tjera konkrete…Real Madrid dhe Milan…

Madrilenet po mendohen në fakt sepse për ta mund të jetë zëvëndësues i Toni Kros ndërsa, Milani e ka të domosdoshëm një mesfushor, por paga e lartë është pengese në këtë rast.

Ndërkohë tej Juventus me largimin e Rabio, bëhet i detyrueshëm blerja e një mesfushori tjetër, sidomos Kopmeiners për të cilin Atalanta këmbëngul të mos e shesë. Deri tani bardhezinjtë kanë marrë në merkato dy lojtarë, Duglas Luiz dhe Kefren Turam./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.