“Ilegal game”/ Tre të rinj të arrestuar në Krujë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit

Policia në Krujë ka arrestuar tre të rinj 24-vjeçarë dhe ka proceduar një tjetër të ri, pasi dyshohet se kanë organizuar lojëra të paligjshme të fatit. Efektivët kanë sekuestruar çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit. “Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të […]

Korrik 18, 2024 - 16:20
 0
“Ilegal game”/ Tre të rinj të arrestuar në Krujë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit

Policia në Krujë ka arrestuar tre të rinj 24-vjeçarë dhe ka proceduar një tjetër të ri, pasi dyshohet se kanë organizuar lojëra të paligjshme të fatit. Efektivët kanë sekuestruar çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

“Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ilegal game”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 24 vjeç, E. I., 24 vjeç, dhe M. T., 24 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë kontrollit në një lokal në Fushë Krujë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.