Fotot/ Dekorohen parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë

Parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë u nderuan dhe dekoruan në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “ishte prilli i vitit 1968, kur katër vajza të reja, guxuan të hidhen me parashutë, duke shënuar kështu emrat në historinë e Forcave tona të Armatosura”. Shfaqja e […]

Korrik 18, 2024 - 16:55
 0
Fotot/ Dekorohen parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë

Parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë u nderuan dhe dekoruan në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “ishte prilli i vitit 1968, kur katër vajza të reja, guxuan të hidhen me parashutë, duke shënuar kështu emrat në historinë e Forcave tona të Armatosura”.

Shfaqja e një dokumentari të shkurtër të përgatitur nga Qendra Kulturore e Forcave të Armatosura, tregoi rrugëtimin dhe arritjet e parashutisteve të para shqiptare, që nga trajnimet e para, deri tek operacionet e suksesshme të tyre.

Ky aktivitet u mbajt për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Forcat e Armatosura dhe për të evidentuar rolin e rëndësishëm të grave në historinë tonë ushtarake.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.