Raporti/ Të ardhurat në buxhet rritje me 7.1 %, arrijnë 342.8 miliardë lekë

Të ardhurat e mbledhura në buxhet gjatë gjysmës së parë të vitit arritën në rreth 342.8 miliardë lekë ose 102.5% e planit të së njëjtës periudhë. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave lidhur me treguesit fiskalë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 22.85 miliardë lekë më shumë, […]

Korrik 18, 2024 - 17:10
 0
Raporti/ Të ardhurat në buxhet rritje me 7.1 %, arrijnë 342.8 miliardë lekë

Të ardhurat e mbledhura në buxhet gjatë gjysmës së parë të vitit arritën në rreth 342.8 miliardë lekë ose 102.5% e planit të së njëjtës periudhë.

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave lidhur me treguesit fiskalë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 22.85 miliardë lekë më shumë, ose 7.1% më shumë se 6-mujori i vitit 2023.

Ministri i Financave, Ervin Mete në një postim në rrjetet sociale foli për ecuri pozitive të ekonomisë.

“Ecuri e mirë e të ardhurave në gjysmën e parë të vitit. Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 287.1 miliardë lekë ose 102.5% e planit. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 22.85 miliardë lekë ose 7.1% më shumë”, shkruan ai.

Të ardhurat e arkëtuara nga doganat dhe tatimet përfshirë edhe kontributet e mbledhura nga DPT, arritën në 297.5 miliardë lekë, 26.8 miliardë lekë ose 9.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 5.2 miliardë lekë ose 1.8% më shumë se plani 6-mujor për vitin 2024.

Ndërkohë, sipas MF-së, shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 291.4 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ato rezultojnë 6.4 përqind më të larta ose rreth 17.5 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 6 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 39.5 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 39.2 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).

Shpenzimet korente për periudhën 6 mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 264.8 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9 përqind më i lartë ose rreth 21.9 miliardë lekë më shumë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.