Pas dështimit në Champions, Eganatia mëson rivalin në Conference League

Fati nuk ishte me kampionët e Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Egnatia u eliminua me penallti nga raundi i parë i Champions-it, në duelin

Korrik 18, 2024 - 17:45
 0
Pas dështimit në Champions, Eganatia mëson rivalin në Conference League

Fati nuk ishte me kampionët e Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Egnatia u eliminua me penallti nga raundi i parë i Champions-it, në duelin ndaj boshnjakëve të Borac Banja Luka.

Rrogozhinasit u mposhtën në duelin e parë me rezultatin 1-0, teksa triumfuan në “Elbasan Arena” me shifrat 2-1 duke bërë që sfida të shkonte me shtesa fillimisht dhe më pas me penallti, ku kampionët e Bosnjës u treguan më të saktë. Aleksi dhe Lushkja ishin dy futbollistët që gabuan te rogozhinasit.

Kësisoj Egnatia do të vijojë aventurën e saj Europiane në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku do të përballet me islandezët e Vikingur Rejkjavik, që mbrëmjen e djeshme u eliminuan nga Shamrok Rovers.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.