10 milionë euro në vit, 403 mije fëmijë do të përfitojnë nga skema e re e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, prezantuan skemën e re për shtesat mujore për fëmijët. “Nënat me një ose dy fëmijë, do të marrin nga 20 euro në muaj për secilin fëmijë, qeveria ka thjeshtëzuar veprimet dhe të gjitha paratë nga skema e re me rritje do të […]

Korrik 18, 2024 - 18:10
 0
10 milionë euro në vit, 403 mije fëmijë do të përfitojnë nga skema e re e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, prezantuan skemën e re për shtesat mujore për fëmijët.

“Nënat me një ose dy fëmijë, do të marrin nga 20 euro në muaj për secilin fëmijë, qeveria ka thjeshtëzuar veprimet dhe të gjitha paratë nga skema e re me rritje do të shkojnë në gjirollogarit të nënave”.

Kryeministri nuk ka hezituar të japë detaje të hollësishme si çfarë përfitojnë nënat me tre fëmijë e më shumë.

“Për fëmijën e parë dhe të dytë, shtesat e reja do të jenë 20 euro në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj, për secilin prej fëmijëve. Pra edhe për të parin, edhe të dytin vlen shtesa 30 euro në muaj.”

Kurse ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se zbatimi i këtij plani do të nisë nga 1 gushti.

Shefi i qeverisë ironizoi me qeveritë paraprake duke thënë se në 20 vite asnjë kabinet nuk e kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.