Armë “Made in Albania”/ Përmbushje e angazhimeve si anëtare e NATO-s dhe mundësi zhvillimi ekonomik, Shqipëria do të ngrejë një agjenci të industrisë së mbrojtjes

Pas KAYO, shoqërisë shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve, Shqipëria do të ngrejë edhe një Agjenci të Industrisë së Mbrojtjes. Në Kuvend është depozituar nga qeveria projektligji “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”. “Ky projektligj ka për qëllim të vendosë një […]

Korrik 18, 2024 - 19:50
 0
Armë “Made in Albania”/ Përmbushje e angazhimeve si anëtare e NATO-s dhe mundësi zhvillimi ekonomik, Shqipëria do të ngrejë një agjenci të industrisë së mbrojtjes

Pas KAYO, shoqërisë shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve, Shqipëria do të ngrejë edhe një Agjenci të Industrisë së Mbrojtjes. Në Kuvend është depozituar nga qeveria projektligji “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

“Ky projektligj ka për qëllim të vendosë një kuadër të fortë ligjor dhe rregullator për industrinë e prodhimit e të tregtimit të armatimit ushtarak në Shqipëri, duke siguruar që të gjitha aktivitetet të kryhen në mënyrë të sigurt, transparente dhe në përputhje me standardet më të larta të sigurisë kombëtare e ndërkombëtare”, Ministria e Mbrojtjes.

Agjencia e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por që drejtorin e saj do ta zgjedhë Kryeministri do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 95 milionë lekë çdo vit.

“Ministria e Mbrojtjes është angazhuar në një proces të ri të rivitalizimit të industrisë ushtarake. Duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet gjeopolitike të viteve të fundit, zhvillimi i industrisë ushtarake, përveçse është një detyrim në përmbushje të angazhimeve në kuadër të Aleancës dhe detyrimit të sigurisë kombëtare, është edhe një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit”, Ministria e Mbrojtjes.

Për prodhimin e armëve “Made in Albania”, sipas relacionit të propozimit ligjor do të ftohen edhe kompani të huaja. Për të tërhequr sa më shumë investime nga jashtë për ringjalljen e industrisë ushtarake, qeveria do të ofrojë edhe lehtësi për kompanitë.

“Për të pasur kapacitet për të tërhequr investime, Shqipëria duhet të konkurrojë me vendet e tjera dhe kushtet që ato ofrojnë. Norma e tatimfitimit, e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe përjashtimi nga taksat doganore për mallrat që shërbejnë drejtpërdrejt për prodhim janë aspekte të rëndësishme e me ndikim në ciklin e plotë të një procesi biznesi në këtë industri”.

Në fillim të prillit, gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama vendosi si objektiv për vitin 2030 ringjalljen e industrisë ushtarake dhe nisjen e eksportit të armëve “Made in Albania”. Për të arrirë këtë objektiv, vendi do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Europian. Të hënën Këshilli Evropian miratoi një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur ushtrinë e vendit. Fondi është ndarë për të mbështetur forcat e armatosura shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.