“Nuk janë firma piramidale”/ Sejko për mikrokreditë: Vetëm 10 % e tyre është arkëtuar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar raportin vjetor për 2023-shin në Kuvend gjatë ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij, Sejko ka folur edhe për mikrokreditë, për të cilat tha se nuk janë firma piramidale, ashtu siç sipas tij, janë paraqitur. Për ta argumentar këtë, Sejko u shpreh se rreth 80 % […]

Korrik 18, 2024 - 19:50
 0
“Nuk janë firma piramidale”/ Sejko për mikrokreditë: Vetëm 10 % e tyre është arkëtuar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar raportin vjetor për 2023-shin në Kuvend gjatë ditës së sotme.

Gjatë fjalës së tij, Sejko ka folur edhe për mikrokreditë, për të cilat tha se nuk janë firma piramidale, ashtu siç sipas tij, janë paraqitur.

Për ta argumentar këtë, Sejko u shpreh se rreth 80 % e kredive të blera nga këto kompani (që cilësohen nga opozita si firma piramidale), nuk janë mbledhur.

Pra sipas tij, ato mund të quhen firma piramidale në favor të atyre që nuk kanë paguar, pra të qytetarëve të cilët nuk janë gjetur nga këto kompani.

“Dua të sqaroj diç, kjo kompani e kam theksuar edhe në komision, sepse ka dalë një koncept i gabuar dhe panikndjellës për sistemin bankar, që nuk është i vërtetë. Doja ta përsërisja nuk ka lidhje me skemat piramidale. Ka lidhje nëse këto kompani kanë bërë shkelje, kanë bërë vjedhje te klientët duhen dënuar e të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Por ta zmadhosh procesin dhe të thuash firma piramidale, kur nga 96 milionë euro që janë blerë kreditë nga këto kompani janë arkëtuar vetëm 10 %.

Domethënë 80 % diferencë nuk janë arkëtuar, nuk janë gjetur si klientë. Kompanitë nuk kanë arritur t’i kapin, kanë arritur të ndjekin vetëm 10 %, të cilëve nëse nuk kanë zbatuar ligjet dhe i kanë shtrënguar, patjetër që duhet të mbajnë përgjegjësi. Por kjo është në të kundërt, firmë piramidale në favor të atyre që nuk kanë paguar. Numri 100 mijë klientë është një numër i zmadhuar”, tha Sejko.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.