Tridhjetë ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Maqedoni

Gjykata Penale e Shkupit vendosi 30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani. Ai do të dërgohet në burgun ekstradues në Shutkë të Shkupit. Fletarresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në Interpol, u pranua nga Gjykata Penale. Kujtojmë se Blerim Ramadani është ndaluar dje nga Policia e Maqedonisë së Veriut me fletarrest të lëshuar nga […]

Korrik 18, 2024 - 20:10
 0
Tridhjetë ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Maqedoni

Gjykata Penale e Shkupit vendosi 30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani. Ai do të dërgohet në burgun ekstradues në Shutkë të Shkupit. Fletarresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në Interpol, u pranua nga Gjykata Penale.

Kujtojmë se Blerim Ramadani është ndaluar dje nga Policia e Maqedonisë së Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka konfirmuar arrestimin duke treguar se dje në vendkalimin kufitar Jazhincë është ndaluar një 47-vjeçar shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli i Serbisë.

Përndyshe Blerim Ramadani është ish-ushtar i Zonës Operative të Nerodimes, ndërsa ishte arrestuar sipas fletarrestit nga Serbia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.