Në 90% të profesioneve, burrat kanë pagë më të lartë, gratë më të paguara në pozicionet drejtuese

Sipas INSTAT, një punonjës në vend u pagua mesatarisht 70,539 lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje nominale prej 14%. Megjithatë, edhe pse norma e grave me arsim të lartë është më e madhe se e burrave, ato vazhdojnë të paguhen më pak. Konkretisht, për burrat, paga mesatare ishte 72,681 lekë në muaj […]

Korrik 18, 2024 - 20:30
 0
Në 90% të profesioneve, burrat kanë pagë më të lartë, gratë më të paguara në pozicionet drejtuese

Sipas INSTAT, një punonjës në vend u pagua mesatarisht 70,539 lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje nominale prej 14%. Megjithatë, edhe pse norma e grave me arsim të lartë është më e madhe se e burrave, ato vazhdojnë të paguhen më pak. Konkretisht, për burrat, paga mesatare ishte 72,681 lekë në muaj ndërsa për gratë paga mesatare arriti në 68,183 lekë në muaj.

Ky tregues paraqet diferencën midis pagës bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua. Gjatë vitit 2023 treguesi i hendekut gjinor të pagave paraqet një diferencë prej 6.5%, çka nënkupton se burrat paguhen mesatarisht 6.5% më shumë se gratë.

Nga 10 grup-profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 1 prej tyre gratë paguhen më shumë. Pikërisht, fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Në grup profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës
shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” gratë kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 119,648 në vitin 2023. Ky nivel, jo vetëm që është paga më e larta nga të gjithë grup-profesionet në vend, por është dhe 6.5% më e lartë sesa e burrave, raporton scan.

Grup-profesioni që paraqet dukshëm një pagë të lartë të burrave kundrejt grave është ai “Punonjës të shitjeve dhe të Shërbimeve” ku burrat paguhen 22.7% më shumë se gratë. Ky hendek thellohet akoma më shumë në grup-profesionin “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to” ku burrat marrin një pagë bruto mujore 27.2% më të lartë se gratë. Edhe në grup-profesionin “Specialistë me arsim të lartë” është dukshëm e qartë diferenca në paga, ku një burrë ka një pagë mesatare bruto 17.7% më të lartë se një grua. Në të kundërt, në grup-profesionin” Forcat e armatosura”,” Nëpunësit”, dhe “Punëtorë në profesione elementare” hendeku i pagave mes gjinive varion nga 0.3% në 5.9%.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.