Fitoi mandatin e dytë në drejtimin e KE, Rama uron Von der Leyen: Pres me padurim të vijojmë punën për të sjellë Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pasi është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve. “Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret […]

Korrik 18, 2024 - 21:00
 0
Fitoi mandatin e dytë në drejtimin e KE, Rama uron Von der Leyen: Pres me padurim të vijojmë punën për të sjellë Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pasi është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.

“Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s.

Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.