VIDEO/ Borxhi që përfundoi në shkrepjen e armës, detaje nga ngjarja në Durrës, autori në pranga

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. 70-vjeçari Fadil Hunda ka mbetur i plagosur pas një konflikti të

Korrik 18, 2024 - 21:40
 0
VIDEO/ Borxhi që përfundoi në shkrepjen e armës, detaje nga ngjarja në Durrës, autori në pranga

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

70-vjeçari Fadil Hunda ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit me 56-vjeçarin Adil Hizdri, i cili është arrestuar. Mësohet se të dy janë konfliktuar për shkak të një borxhi që i moshuari i kishte autorit

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr.17 të qytetit, ndërkohë që Vizion Plus ka siguruar edhe pamjet.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja“, njofton policia. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.