Lufta në Lindjen e Mesme, Biden dhe Netanyahu pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të takohen javën që vjen, sipas mediave amerikane. “Joe Biden mezi pret

Korrik 18, 2024 - 22:05
 0
Lufta në Lindjen e Mesme, Biden dhe Netanyahu pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të takohen javën që vjen, sipas mediave amerikane.

“Joe Biden mezi pret një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu javën e ardhshme, me kusht që të jetë shëruar plotësisht nga Covid-19”, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri i Izraelit është planifikuar t’i drejtohet Kongresit gjatë vizitës së tij në Uashington javën e ardhshme.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se “ne presim që të dy liderët të kenë një mundësi për t’u takuar gjatë vizitës së kryeministrit (izraelit) Netanyahu” në Uashington./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.