Kultivoi kanabis pranë banesës, arrestohet 42-vjeçari nga Thumana

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Plant 5”, u bë

Korrik 19, 2024 - 10:35
 0
Kultivoi kanabis pranë banesës, arrestohet 42-vjeçari nga Thumana

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Plant 5”, u bë arrestimi i shtetasit A.M, 42 vjeç banues në Thumanë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.