Melania bën daljen e rrallë në dy vitet e fundit, Trump e pret me puthje në konventën e republikanëve

Pasi kaloi tre ditët e para të Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2024 , Melania Trump mbërriti në natën e katërt në një

Korrik 19, 2024 - 10:35
 0
Melania bën daljen e rrallë në dy vitet e fundit, Trump e pret me puthje në konventën e republikanëve

Pasi kaloi tre ditët e para të Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2024 , Melania Trump mbërriti në natën e katërt në një paraqitje të rrallë ne fushatë.

Ish-zonja e parë hyri në Forumin Fiserv në Milwaukee me duartrokitje entuziaste, e veshur me një fustan të kuq dhe buzëqeshje të pandarë në fytyrë.

Ajo i bëri me dorë turmës përpara se të zinte vendin e saj në ulësen VIP pranë Vance.

Që kur Donald Trump shpalli kandidimin e tij për rizgjedhje në nëntor 2022, Melania Trump ka mbetur kryesisht jashtë daljeve publike . Ajo ka bërë disa paraqitje të rralla publike, duke marrë pjesë në funeralin e Rosalynn Carter në nëntor 2023 dhe duke folur në një ceremoni natyralizimi në Arkivin Kombëtar në dhjetor 2023.

Trump u kujdes që t’i bënte një përshëndetje të veçantë gruas së tij, duke thënë: “në këtë rrugëtim jam i nderuar që kam në krah bashkëshorten time të mrekullueshme, Melania. Melania, faleminderit shumë”, ndërsa delegatët shpërthyen në duartrokitje të vazhdueshme.

Pas përfundimit të fjalimit të tij të gjatë 93 minuta, në fakt, Melania doli në skenë dhe e gjeti veten në krah të tij duke i pëshpëritur diçka në vesh me kandidatin për president të SHBA-së duke e puthur në faqe./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.