Shqiptari vret bashkatdhetarin në Gjermani

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të shtunën,

Korrik 19, 2024 - 11:00
 0
Shqiptari vret bashkatdhetarin në Gjermani

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, sipas policisë gjermane, pas një debati në zonën e Eisenbahnstrasse.

39-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.

Në kuadër të hetimeve policore ditën e djeshme u bë arrestimi i 52-vjeçarit, pasi dyshohet se është autor i vrasjes.

Hetimet e policisë dhe prokurorisë publike për rrjedhën e krimit janë duke vazhduar. Policia i ka kërkuar dëshmitarëve apo personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen të kontaktojnë në numrat e telefonit që kanë vënë në dispozicion./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.