21 Janari\SPAK pritet të thërrasë edhe drejtues mediash

SPAK raportohet se pritet të thërrasë edhe Aleksandër Frangajn, për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth rolit dhe lëvizjeve të tij pas vrasjeve të 21 Janarit, në funksion të manipulimit të krimit. Më 21 Janar 2011, Frangaj mohoi plagosjen e gazetarit që punonte pranë televizionit të tij, Fatos Mahmutaj, pasi Berisha kishte thënë ndërkohë se lajmi i […]

Korrik 19, 2024 - 12:50
 0
21 Janari\SPAK pritet të thërrasë edhe drejtues mediash
21 Janari - SPAK do thërrasë edhe Sandër Frangajn?

SPAK raportohet se pritet të thërrasë edhe Aleksandër Frangajn, për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth rolit dhe lëvizjeve të tij pas vrasjeve të 21 Janarit, në funksion të manipulimit të krimit.

Më 21 Janar 2011, Frangaj mohoi plagosjen e gazetarit që punonte pranë televizionit të tij, Fatos Mahmutaj, pasi Berisha kishte thënë ndërkohë se lajmi i për plagosjen e gazetatit ishte mashtrim i Edi Ramës për të përhapur panik.

“Ju i keni dhënë të gjitha, madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se më ka marrë plumbi, pastaj doli se nuk e kishte marrë plumbi. Ndjeva keqardhje, por fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë plumbi dhe tha se më shtynë”, tha Berisha natën e 21 janarit 2011, në një kohë kur Mahmutaj ishte në spital.

Kur Fatos Mahmutaj refuzoi ofertën-urdhër për të mohuar të vërtetën, ai nuk u lejua që të dëshmonte live në studion e televizionit ku punonte.

I plagosur, Fatos Mahmutaj u izolua disa orë në ambinetet e televizionit të Sandër Frangajt. Më pas ai u mohua dhe u dëbua nga televizioni si një rrezik që mund të prishte pazaret e Sandrit me pushtetin e Sali Berishës.

Raportohet gjithashtu se mesnatën e 21 janarit, teksa Berisha deklaronte se protestuesit ishin vrarë nga afër, klienti i tij mediatik dhe zëri kryesor propagadistik me TV Klan, Sandër Frangaj, ka hyrë në Kryeministri.

Nëse kjo rezulton e vërtetë, Frangaj pritet të pyetet se në çfarë cilësie ka hyrë në Kryeministri, kë ka takuar dhe çfarë ka biseduar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.