Berat\ Shisnin kanabis, pranga katër personave. U sekuestrohet drogë, armë dhe municion

Katër persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se shitnin doza cannabisi, në zona të ndryshme të qytetit të Beratit. Mësohet se tre prej tyre janë familjarë të njëri-tjetrit, përkatësisht babai dhe dy djemtë. Policia sekuestroi një sasi cannabisi, të ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe disa fishekë arme gjahu që posedoheshin pa […]

Korrik 19, 2024 - 13:15
 0
Berat\ Shisnin kanabis, pranga katër personave. U sekuestrohet drogë, armë dhe municion
Katër persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se shitnin doza cannabisi, në zona të ndryshme të qytetit të Beratit.

Mësohet se tre prej tyre janë familjarë të njëri-tjetrit, përkatësisht babai dhe dy djemtë.

Njoftimi: 

Berat/Hetimet e kryera prej 1 muaji, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizojnë operacionin policor antidrogë të koduar “Lidhjet”.

Të organizuar si grup, shitnin doza cannabisi në qytetin e Beratit, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen një sasi cannabisi, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe disa fishekë arme gjahu dhe 4 celularë.

Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve që kryhen vazhdimisht, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, pas një muaji hetime me metoda proakive, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, finalizuan operacionin policor të koduar “Lidhjet”.

Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit H. A. (A.), 56 vjeç, A. A., 29 vjeç dhe E. A., 20 vjeç, përkatësisht babai dhe 2 djemtë e tij, si dhe shtetasi E. G., 38 vjeç, lidhje shoqërore e tyre, të gjithë banues në Berat.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza cannabisi, në zona të ndryshme të qytetit të Beratit.

Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi një sasi cannabisi, të ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe disa fishekë arme gjahu që posedoheshin pa leje dhe 4 celularë.

Materialet procedruale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.