Durrës\ Plumb për borxhin e djalit, autori qëlloi 70-vjeçarin

Një plagosje me armë zjarri tronditi qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e së enjtes kur një 31-vjeçar i identifikuar si Adil Hizdri nga Shijaku ka qëlluar me pistoletë ndaj 70-vjeçarit Fadil Hunda. Motiv i ngjarjes ka qenë një borxh i pashlyer nga njëri prej djemve të 70-vjeçarit, raporton gazetarja Vali Qyrfyçi. Autori i dyshuar është […]

Korrik 19, 2024 - 13:15
 0
Durrës\ Plumb për borxhin e djalit, autori qëlloi 70-vjeçarin

Një plagosje me armë zjarri tronditi qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e së enjtes kur një 31-vjeçar i identifikuar si Adil Hizdri nga Shijaku ka qëlluar me pistoletë ndaj 70-vjeçarit Fadil Hunda.

Motiv i ngjarjes ka qenë një borxh i pashlyer nga njëri prej djemve të 70-vjeçarit, raporton gazetarja Vali Qyrfyçi.

Autori i dyshuar është afruar me automjetin e tij, rreth orës 19.30 pranë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe është konfliktuar me babanë e personit që i kishte marrë borxh dhe nuk ia kthente prej kohësh.

I plagosuri si zakonisht po qëndronte në lokalin pranë shtëpisë së tij. Më pas autori ka shkuar në automjetin e ndaluar në mes të rrugës dhe ka marrë pistoletën duke qëlluar disa herë në drejtim të Hundës të cilin e kanë kapur dy plumba.

Një patrullë policore e shërbimeve operacionale dhe atyre Shqiponja që ndodhej në zonë ka reaguar në kohë duke ndaluar 31-vjeçarin që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në polici ai ka pranuar autorësinë e plagosjes dhe motivin e krimit. Policia gjeti në brendësi të lokalit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, ndërsa në polici është shoqëruar edhe një 56 vjeçar, që ishte bashkë me autorin e dyshuar në momentin kur ndodhi ngjarja.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarjeje. Pergatiti Tema

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.