VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me biçikletën, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Karabunarë të Klushnjës, ku një person është aksidentuar për vdekje. Burime për

Korrik 19, 2024 - 13:40
 0
VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me biçikletën, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Karabunarë të Klushnjës, ku një person është aksidentuar për vdekje.

Burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se një motor është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën personi që ecte me biçikletë.

Ndërkohë drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Aktualisht forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë mbi aksidentin.

Njoftimi:

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.