Trump bën thirrje për bashkim, konventa republikane zyrtarizon kandidaturën e tij për President

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është zyrtarisht kandidati republikan në garën presidenciale të zgjedhjeve të nëntorit. Trump pranoi nominimin në konventën e partisë që

Korrik 19, 2024 - 14:10
 0
Trump bën thirrje për bashkim, konventa republikane zyrtarizon kandidaturën e tij për President

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është zyrtarisht kandidati republikan në garën presidenciale të zgjedhjeve të nëntorit.

Trump pranoi nominimin në konventën e partisë që u mbajt për katër ditë në Milwakee, Wisconsin, ndërsa iu drejtua publikut me një fjalim për herë të parë pas atentatit ndaj tij.

“Si amerikanë, jemi të lidhur së bashku nga i njëjti fat i përbashkët. Ngrihemi së bashku, ose rrëzohemi të gjithë. Unë po kandidoj për të qenë presidenti i të gjithë amerikanëve, jo gjysmës së amerikanëve, pasi nuk ka fitore nëse fitohet vetëm për gjysmën e Amerikës”, tha Trump.

Ish-presidenti iu rikthye momentit të atentatit, ndërsa falënderoi popullin amerikan për mbështetjen pas ngjarjes.

“Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku”, tha ish-Presidenti.

Megjithë frymën e unitetit, Trump nuk i kurseu kritikat ndaj Joe Biden. Edhe pse në një gjuhë më të moderuar se zakonisht, Trump akuzoi presidentin aktual për luftërat dhe rritjen e tensioneve në të gjithë botën.

“Ka një krizë ndërkombëtare, pjesë e së cilës bota rrallë ka qenë pjesë. Lufta po shpërthen tani në Evropë, në Lindjen e Mesme.Nnjë spektër në rritje konflikti varet mbi Tajvanin, Korenë, Filipinet dhe gjithë Azinë”, tha Trump.

Trump iu tha mbështetësve se mund t’i zgjidhë këto çështje vetëm me një telefonatë.

Duke falënderuar bashkëshorten e tij, ish-zonjën e parë Melani Trump e cila u shfaq në publik për herë të partë pas shumë kohësh, dhe kandidatin e përzgjedhur për nënpresident të ardhshëm, senatorin J D Vance, ish-presidenti Trump u zotua për një vizion të ri për të gjithë kombin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.