EMRAT/ I ra koka në gur pas përplasjes, identifikohet viktima e aksidentit në Lushnjë, 61-vjeçari në gjendje të rëndë

Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj mëson detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në rrugën kryesore Lushnjë-Karbunarë.

Korrik 19, 2024 - 15:10
 0

Në aksident janë përfshirë një motor dhe një biçikletë dhe si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit humbi jetën.

Viktima është identifikuar si Fitim Xhafa, 50 vjeç, dhëndër në lagjen Karbunarë, ndërsa drejtuesi i motorit, Jovan Liçi, 61 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë.

Të dy ishin duke udhëtuar në të njëjtin drejtim kur janë përplasur me njëri-tjetrin.

50-vjeçarit pas rrëzimit nga biçikleta i ka rënë koka në gurët prej betoni të korsisë së biçikletës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa 61-vjeçari ka vazhduar ecjen për rreth 30 metër me motor pasatj është rrëzuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.