Fshihej prej ditësh nga policia serbe, ja detaji që “nxori zbuluar” Faton Hajrizin

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi pak më parë se vrasësi i policit serb është eliminuar. Ajo që çoi në lokalizimin e Faton Hajrizit duket se ka qenë një informacion i marrë nga banorë të zonës ku ai fshihej. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për […]

Korrik 19, 2024 - 16:35
 0
Fshihej prej ditësh nga policia serbe, ja detaji që “nxori zbuluar” Faton Hajrizin

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi pak më parë se vrasësi i policit serb është eliminuar.

Ajo që çoi në lokalizimin e Faton Hajrizit duket se ka qenë një informacion i marrë nga banorë të zonës ku ai fshihej.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.

Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.