“Plumbi i Artë”, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vite burg Agron Qafën dhe me 3 vite e 4 muaj burg Florenc Çekrezin, të cilët

Korrik 19, 2024 - 16:50
 0
“Plumbi i Artë”, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vite burg Agron Qafën dhe me 3 vite e 4 muaj burg Florenc Çekrezin, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të bujshëm “Plumbi i Artë”.

Ishte “zbërthimi” i Nuredin Dumanit, tanimë i penduar i drejtësisë, që nxori në pah përfshirjen e këtyre dy personazheve në disa ngjarje kriminale.

Agron Qafa, akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, për një ngjarje të ndodhur në shkurt të vitit 2013-të në qytetin e Durrësit. Ai ka vepruar së bashku me disa persona të tjerë, në formën e një grupi kriminal.

Ndërsa Florenc Çekrezi akuzohet për “Shkatërrim prone me eksploziv” ndaj banesës së Talo Çelës në Elbasan dhe Mustafa Subashit në Durrës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.