U arrestuan pas dëshmive të Nuredin Dumanit, GJKKO jep vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

Gjykata e Posaçme jep vendimin per te pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi. GJKKO dënoi Agron Qafan me 8 vite burg dhe Florenc Çekrezin me 3 vite e 4 muaj burg. Sipas një njoftimi zyrtar, Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi […]

Korrik 19, 2024 - 16:50
 0
U arrestuan pas dëshmive të Nuredin Dumanit, GJKKO jep vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

Gjykata e Posaçme jep vendimin per te pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi. GJKKO dënoi Agron Qafan me 8 vite burg dhe Florenc Çekrezin me 3 vite e 4 muaj burg.

Sipas një njoftimi zyrtar, Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Eglantina Mikani, Bib Ndreca dhe Olkeda Lice, me vendimin Nr. 46, datë 19.07.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”, në dëm të viktimës ****, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të
strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 139, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a,
paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Agron Qafa me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Agron Qafa ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim të thjeshtë, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 278/1 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Florenc Çekrezi me 5(pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Florenc Çekrezi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

Provat materiale të disponohen në përfundim të gjykimit të procedimit të lidhur që gjykohet pranë kësaj gjykate.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.