Shantazhonin të burgosurit dhe familjet e tyre, zbulohet skema e të dënuarve shqiptarë në burgun e Kretës

Tre shtetas shqiptarë kishin krijuar bandën e tyre të zhvatësve brenda një burgu të Kretës, me informacione se aktiviteti i tyre vazhdonte prej

Korrik 19, 2024 - 16:50
 0
Shantazhonin të burgosurit dhe familjet e tyre, zbulohet skema e të dënuarve shqiptarë në burgun e Kretës

Tre shtetas shqiptarë kishin krijuar bandën e tyre të zhvatësve brenda një burgu të Kretës, me informacione se aktiviteti i tyre vazhdonte prej rreth 2 muajsh.

Ky informacion ka mbërritur në “veshët” e organeve të vuajtjes së dënimit dhe autoriteteve dhe menjëherë është urdhëruar një hetim në burg, i cili u krye dje në prani të Prokurorit.

Në kuadër të hetimeve paraprake dhe me përfundimin e hetimeve, u konstatua se tre shtetasit shqiptarë detyronin të burgosurit e tjerë të toleronin veprimet e tyre, ndërkohë që u siguronin mallra dhe para.

Në fakt, siç rezultoi nga hetimet paraprake, ata kërkuan shuma parash deri në 1000 euro nga tre kolegë të burgosur, duke i shantazhuar ata ose familjet e tyre. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.