“4 fois 4” ose (4 x 4)

Nga Artur Ajazi Ajo ç’ka bie në sy tek opozita e sotme, mbetet fakti se janë shumë të dobët në lëndën e Matematikës. Ose nuk kanë formimin e duhur të asaj lënde, ose nuk kanë bërë ndonjëherë kurrë Matematikë seriozisht në shkolla. Pas gafës së Lulit me “6×6”, apo me gafën tjetër se “40 është […]

Korrik 19, 2024 - 18:30
 0
“4  fois  4” ose  (4 x 4)

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka bie në sy tek opozita e sotme, mbetet fakti se janë shumë të dobët në lëndën e Matematikës. Ose nuk kanë formimin e duhur të asaj lënde, ose nuk kanë bërë ndonjëherë kurrë Matematikë seriozisht në shkolla. Pas gafës së Lulit me “6×6”, apo me gafën tjetër se “40 është dyfishi 400”, etj…etj, vijnë gafat e sinqerta të recituesve të Berishës, lidhur me “malin e korrupsionit të qeverisë Rama”. Në daljen e tij të shumtë para kamerave, një prej “bashkëpunëtorëve” të ngushtë së Doktorit para disa ditësh tha se “kjo qeveri është bërë si fuoristrada “4×4”, dhe i ka hyrë korrupsionit me të 12 ministritë e saj”. Ndoshta nuk ka ditur të numurojë ministritë, ashtu siç dalin pastaj dhe nuk dinë të bëjnë matematikën me “milionat e eurove të vjedhura nga korrupsioni”. Pas tij doli pasdite një tjetër “kompetent”, ku njëherë thoshte se “Erion Veliaj ka vjedhur 30 milion euro”, pastaj nga rreshti mesit të deklaratës për shtyp i shumëzonte me 4 vlerat e mësipërme, dhe dilnin “340 milion euro”.

Nuk është fjala tek gallata e deklaratave, apo serioziteti i tyre, por tek besueshmëria e shifrave, medemek “zyrtare”. Ndoshta kjo ka qenë diçka defektoze, edhe për zgjedhjet e fundit, të parafundit, apo edhe të atyre në 2017, kur PD-ja i bënte llogaritë përmes Lul Bashës se “kaq vota, bëjnë kaq deputetë, por pse na dalin mangut numuri i tyre, padyshim na kanë vjedhur”. Në Partinë Demokratike, mungesa e dijes në fushën e Matematikës, i ka bërë të kenë mangësi të theksuara edhe në fusha të tjera. Por “ilaçin” e kanë gjetur gjithësesi.

“Fajin e Edi Rama, ai na i vjedh ai votat”. Me kaq mbyllet diskutimi sipas tyre, dhe nisin mosnjohjet e rezultatit, protestat në rrugë e bulevarde, dhe akuzat ndaj KQZ-së, e cila sipas tyre “mbron qeverinë dhe fitoren e saj”. Batuta “4×4”, është bërë virale në oborrin e Partisë Demokratike, aq sa shpesh pyesnin njëri-tjetrin se “ore sa bëjnë 4×4, 12 apo 16, se i kemi harruar ”. Kjo mangësi dijesh në fushën e Matematikës, e cila reflektohet dukshëm edhe në politikbërje, nga eksponentë të asaj partie, ndoshta do ti hapë punë asaj force politike, edhe në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Duke dashur të tregohen “ekspresivë dhe kompetentë” në llogaritjen e vlerave monetare, apo të “votave të vjedhura në çdo palë zgjedhje, ”, (madje duke bërë seri gafash shpesh edhe në Parlament) Partia Demokratike ka nevojë urgjente për matematicienë, njerëz vërtetë të shkolluar, dhe jo nga ata që, akoma nuk kanë marrë diplomën e shkollës së lartë.

Thuhet se pas Shtatorit, në PD, do të hapet “shkollimi i politikanëve të rinj”, ndoshta di#ka e ngjeshme me KOP-in e 2005. Të shpresojmë se në leksionet e tyre, edhe Matematika do të zërë vendin e duhur në leksionet dhe dijet “mbi politikën”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.